SKËNDERBEU/ Java e 12 e kategorisë së parë, ja çiftet dhe kur pritet të luhet java e parë e fazës së dytë!
- Korca Boom
- 4 hours ago
- 1 min read
Java e 12-të e kategorisë së parë e thënë ndryshe java e parë e fazës së dytë do edhe 10 ditë që të luhet, për shkak të ndërprerjes së kampionatit për shkak të ndeshjeve të kombëtares.
Pas përfundimit të fazës së parë të gjitha skuadrat tashmë duhet të pushojnë edhe 10 ditë të tjera për të qenë gati më 22 nëntor, datë që është parashikuar të luhet java e 12-të.
Në fakt, oraret zyrtare dhe ditët se kur do të luhen të 6 çiftet e kësaj jave të 12-të, prite ttë zbardhen në ditët në vazhdim nga FSHF-ja, por tashmë përballjet do të jenë vërtet interesante dhe të luftuara.
Në këtë mënyrë Skënderbeu javën e 12-të do të udhëtojë sërish në transfertë, ku e pret një ndeshje jo fort e lehtë në Burrel edhe pse në fazën e parë Skënderbeu në ndeshjen hapëse e pati mundur thellë 3-0. Gjithsesi edhe në këtë përballje Skënderbeu shkon vetëm për fitore.
Në ndeshjet e tjera vlen të thuhet se Pogradeci ka një ndeshje tjetër të vështirë për të luajtur, pasi udhëton drejt Lushnjës, atje ku sigurisht nuk do të jetë aspak e lehtë në “Roza Haxhiu”.
Laçi i vendit të dytë luan në shtëpi dhe pret Ilirinë dhe Apolonia pret Kukësin, Kastrioti pret Besën dhe Korabi pret Luftëtarin.
Më poshtë sjellim edhe duelet e javës së 12-të, ku pritet vetëm të zyrtarizohen datat dhe oraret nga FSHF-ja.
JAVA 12 (22.11.2025)
Apolonia-Kukësi
Burreli-Skënderbeu
Kastrioti-Besa
Korabi-Luftëtari
Laçi-Iliria
Lushnja-Pogradeci
“KORÇA BOOM”



















