KATEGORIA E DYTË/ MALIQI në zonën e “play-off"-it. DEVOLLI në “luftë” për të shmangur “play-out”-in
- 4 days ago
- 1 min read
Garë tepër interesante në Grupin B, ku kryeson Oriku me 34 pikë, e ndjekur nga Butrinti me 31 pikë dhe një ndeshje më pak, ndërkohë që edhe Bylisi B dhe Partizani B, nuk kanë hequr dorë nga objektivi madhor.
Për sa i përket vendit të pestë, lufta do të jetë e përqëndruar mes Maliqit, Delvinës dhe Tomorit. Ndërkohë Devolli, Eagle Football dhe Shkumbini do të tentojnë të shmangin “play out”-in, teksa Këlcyrës do i duhej një mrekulli për t’iu larguar vendit të fundit.
Më poshtë sjellim edhe renditjen e kategorisë së dytë për Grupin B pas javës së 15-të.
“KORÇA BOOM”
















