SKËNDERBEU fiton turneun ndërkombëtar të Greqisë, merr pjesë edhe Fieri
- Jun 9
- 1 min read
Veteranët e Skënderbeut kanë zhvilluar një turne miqësor në shtetin fqinj Greqi dhe këtë herë kanë dalë fitues përballë dy skuadrave greke.
Ka qenë një festë nga Greqia që përballi fanelën bardhekuqe të veteranëve të Skënderbeut me dy skuadra greke, ku në të parën Skënderbeu ka mposhtur 6-2 ekipin vendas të Patra dhe në përballjen tjetër Skënderbeu ka mposhtu 2-0 Kozanin.
Turneu u zhvillua në Kostur dhe merrnin pjesë plot 16 skuadra, nga Shqipëria, Greqia, Kroacia dhe Serbia. Përpos Skënderbeut nga Shqipëria merrte pjesë edhe Fieri.
Në këtë mënyrë Skënderbeu fiton këtë turne ndërkombëtar ku padyshim që me skuadrën bardhekuqe nuk mungonin emra të mirënjohur që kanë veshur edhe njëherë fanelën bardhekuqe.
Duket se Skënderbeu për veteranë është shumë aktiv në aktivitetet që zhvillon dhe tashmë pritet turneu i radhës.
Suksese kësaj skuadreje vërtet simpatike…
Dy ndeshjet miqësore të luajtura në turneun ndërkombëtar
Patra-Skënderbeu 2-6
Pondios Kozani-Skënderbeu 0-2
“KORÇA BOOM”


















