top of page

Skënderbeu fitore me “aromë” superlige/ Gabon Laçi. Pogradeci fitore me shpresë të madhe

  • 12 hours ago
  • 1 min read

Kanë përfunduar 5 ndeshjet e fundit të javës së 28-të të Kategorisë së Parë. Në duelet e zhvilluara sot pati surpriza, teksa u shënua një total prej 9 golash.


Pogradeci mori një fitore karakteri në transfertë përballë Burrelit, me shifrat 3-0. Ndërkohë që Skënderbeu fitoi minimalisht në fushën e Besës, 1-0.


Surprizë ishte barazimi i Ilirisë me Laçin, me shifrat 1-1. Ndërsa në ndeshjet e tjera, Kastrioti humbi 0-2 me Kukësin, ndërsa Korabi fitoi në shtëpi 1-0 përballë Luftëtarit.


Kështu, Skënderbeu mbetet në vendin e parë me 67 pikë, duke u ndjekur nga Laçi me 64 dhe Pogradeci me 61. Këta të fundit i afrohen më shumë vendit të dytë, çka do të thotë ngjitje direkte në Superiore.


REZULTATET:


Burreli 0 – 3 Pogradeci

(Zguro 13', Lesai 35')


Besa 0 – 1 Skënderbeu

(Beshiraj 47')


Iliria 1 – 1 Laçi

(Mavanga 25' / Myrta 77')


Korabi 1 – 0 Luftëtari

(Morina 45')


Kastrioti 0 – 2 Kukësi

(Schepanski 37', Lamellari 74')

“KORÇA BOOM”


bottom of page