top of page

SKËNDERBEU/ Gati lista e largimeve dhe afrimeve. Ahmataj merr “frenat” e bardhekuqve pas 3 javësh!

  • May 31
  • 1 min read

Skënderbeu në këtë moment është duke pushuar i gjithi dhe lajmet për risitë e Skënderbeut të ri të superligës janë me pikatore. Portali ynë meson në këtë moment nga burime pranë klubit se gjatë këtyre ditëve pritet së pari, një listë me emrat e lojtarëve që do të largohen nga ekipi.


Janë disa emra futbollistësh nga skuadra e sezonit të kaluar që do të qëndrojnë, ndërkohë që stafi teknik me në krye Julian Ahmatajn po përgatisin këtë listë që do të vulosë përfundimisht emrat e futbollistëve që do të qëndrojnë, pra që janë të vlefshëm për ekipin e ri.


Më pas do të jetë po stafi që do të përgatitë listën me emrat e futbollistëve që do të afrohen, ku sigurisht kontaktet kanë filluar qysh në këto momente.


Data 22 qershor do të jetë starti i përgatitjeve për Skënderbeun dhe sigurisht atë ditë Julian Ahmataj së bashku me të tijtë do të jenë në juglindje, ku do të marë në dorë “frenat” e ekipit dhe do të zbardhen edhe emrat e lojtarëve të rinj që do të jenë pjesë e skuadrës së re.


Në këtë mënyrë duhen edhe 3 javë deri në startin e përgatitjeve dhe mëdyshja e vetme është nëse FSHF vendos që superliga të startojë më 5 shtator, atëerë do të kemi ndonjë ndryshim në datën e këtij starti.


Të presim dhe të shohim, por e rëndësishme është që Skënderbeu i Julian Ahmataj ka filluar të lëvizë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page