top of page

SKËNDERBEU me ambicie këtë sezon/ Diallo, blerje me shumë vlera, është produkt i West Ham në Angli

  • 11 minutes ago
  • 1 min read

Skënderbeu ndez motorët e merkatos…


Luan Lleshi rikthehet në futbollin shqiptar pas përvojës te Llapi. 20-vjeçari, me një të kaluar në akademitë e Tiranës e Erzenit, sjell eksperiencën e fituar me përfaqësueset e moshave të Kosovës, ku ka regjistruar 12 paraqitje nga U17 deri në U21.


Mesfusha përforcohet me Victor Braga. Braziliani 25-vjeçar, i cili vjen nga eksperienca te Tobol Kostanay dhe me një të kaluar te klubet historike si Santos e Santa Cruz, i bashkohet skuadrës si lojtar i lirë për të marrë në dorë frenat e lojës në qendër.


"Qershia mbi tortë" është Amadou Diallo. 23-vjeçari me pasaportë angleze, i cili luan si sulmues i majtë, është produkt i akademisë së Ëest Ham United dhe vjen në Korçë me një CV mbresëlënëse. Debutimi i tij me Neëcastle në Premier League kundër Chelsea-t, si dhe eksperiencat te Bordeaux e Oliveirense, konfirmojnë cilësinë e lartë që ai do t'i shtojë repartit ofensiv.


Me këto lëvizje, Skënderbeu konfirmon ambiciet për sezonin e ri.

“KORÇA BOOM”


bottom of page