SKËNDERBEU me hap superlige/ Ja renditja 7-të javë nga fundi për kategorinë e parë!
- 2 hours ago
- 1 min read
Java e 26-të e Kategorisë së Parë ka dhuruar rezultate të cilat vazhdojnë shkëputjen e tre skuadrave që mbajnë vendet e para në klasifikim.
Skënderbeu ka marrë tre pikët e radhës për të mbajtur diferencën me Laçin dhe Pogradecin që e ndjekin, të cilët gjithashtu ia kanë dalë të mbyllin me sukses ndeshjet përkatëse.
Ndërkohë, me rëndësi ishte fitorja në derbi e Ilirisë ndaj Kastriotit, pasi shkëput ekipin e Fushë Krujës në vendin e katërt nga të gjithë ndjekësit e tjerë që janë me ta në garën për vendet në play-off.
Bie në sy se ekipet e fundit nuk kanë lëshuar terren e vazhdojnë të mbajnë gjithçka hapur sa i përket rënies direkte apo kalimit në play-out.
Ja renditja pas javës së 26-të:
“KORÇA BOOM”
















