SKËNDERBEU miqësore me Kosturin/ Ja kur luhet testi ndërkombëtar!
- 5 hours ago
- 1 min read
Skënderbeu për veteranë konfirmon miqësoren e radhës dhe do të jetë ajo ndaj Kosturit e cila do të luhet në datën 23 maj në stadiumin “Skënderbeu” dhe do të startojë në orën 18:00 të mbrëmjes.
Ky test padiskutim që ka vënë në lëvizje drejtuesit e klubit bardhekuq për përgatitjet e këtij testi ndërkombëtar dhe nuk është hera e parë që Kosturi për veteran mbërrin në stadiumin “Skënderbeu”.
Ndërkohë që ky test luhet në datën 23 maj, një turne miqësore më pas në Kostur konfirmoht qysh në këto momente, teksa në datat 5-6-7 qershor do të mbahet një turne mes shumë skuadrave në qytetin grek.
Gjithsesi së pari do të shohim miqësoren e 23 majit, Skënderbeu-Kosturi, ku pritet që të zbresin në fushë për bardhekuqtë emra të mirënjohur, që prej vitesh kanë veshur fanelën e Skënderbeut.
“KORÇA BOOM”
















