Skënderbeu nuk ndalet, vjen një tjetër firmë në merkato
- 1 hour ago
- 1 min read
Tashmë është zyrtare: Luan Lleshi është futbollisti më i ri i Skënderbeut.
Mbrojtësi qendror ka bindur stafin teknik të skuadrës korçare pas paraqitjes së tij në ndeshjen miqësore ndaj Partizanit, duke fituar besimin për të veshur fanellën bardhekuqe në sezonin e ri.
Paraqitja e Luan Lleshit duket se ka qenë vendimtare për drejtuesit dhe trajnerin Julian Ahmataj, i cili i ka dhënë "dritën jeshile" për t'iu bashkuar ekipit. Megjithatë, konkurrenca në qendër të mbrojtjes pritet të jetë e fortë.
Skënderbeu synon të përforcojë edhe më tej repartin defensiv dhe pritet të afrojë edhe dy mbrojtës të tjerë qendre përpara nisjes së kampionatit. Kjo do të thotë se Luan Lleshi do të duhet të luftojë për një vend në formacionin titullar dhe të konfirmojë me paraqitjet e tij besimin që ka fituar nga stafi teknik.
Afrimi i tij është pjesë e merkatos verore të Skënderbeut, me klubin korçar që vijon punën për të ndërtuar një skuadër sa më konkurruese për sezonin e ri.
“KORÇA BOOM”
















