Skënderbeu në transfertë pa mesfushorin titullar, por jo pa ambicie
- Korca Boom
- 16 hours ago
- 1 min read
Skënderbeu do të ketë një mungesë të rëndësishme në transfertën ndaj Burrelit.
Mesfushori Dejvid Janaqi është pezulluar për shkak të plotësimit të numrit të katër kartonëve të verdhë.
Megjithatë, korçarët mbeten të qetë, pasi disponojnë një organikë të plotë dhe e konsiderojnë mungesën e Janaqit si një situatë normale sportive, pa u fshehur pas justifikimeve.
Skuadra e trajnerit Ernest Gjoka synon të vazhdojë marshimin drejt objektivit madhor: ruajtjen e vendit të parë dhe forcimin e statusit si lider i padiskutueshëm i Kategorisë së Parë.
Në Korçë atmosfera është e qartë kundër Burrelit kërkohen vetëm tre pikët, për të konfirmuar supremacinë dhe për të mos lejuar rivalët të afrohen në renditje.
"KORCA BOOM"



















