Skënderbeu sheh dritë në fund të tunelit, tre futbollistët gati për grupin
- Korca Boom
- 1 day ago
- 1 min read
Duket se më në fund i ka ardhur fundi pritjes për tre futbollistët e Skënderbeut, të cilët prej ditësh nuk kishin mundur të udhëtonin drejt Shqipërisë. Bëhet fjalë për Randi Dumfor, Luko Vasquez dhe Baba Musa, për të cilët klubi dhe stafi teknik kanë pritur me ankth zgjidhjen e situatës.
Sipas informacioneve të fundit, tre lojtarët janë pajisur me vizat përkatëse dhe pritet të udhëtojnë drejt Shqipërisë në ditët e para të javës së ardhshme. Menjëherë pas mbërritjes, ata do t’i bashkohen grupit dhe do të vihen në dispozicion të stafit teknik.
Aktualisht, tre futbollistët po zhvillojnë stërvitje individuale për të ruajtur formën fizike. Megjithatë, ashtu siç u pa edhe në rastin e Nasrit, do të jetë e vështirë që ata të jenë gati për t’u aktivizuar që në javën e parë të kampionatit.
Gjithsesi, lajmi pozitiv për Skënderbeun mbetet fakti se lojtarët do të jenë shumë shpejt me ekipin, duke rritur alternativat dhe konkurrencën në formacion për javët në vijim.
"KORCA BOOM"



















