top of page

Banorët më të rinj dhe fituesi i BBV2: Çfarë po ndodh pas dyerve të shtëpisë?

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 day ago
  • 2 min read

Mbrëmja e djeshme solli surpriza të shumta në “Big Brother VIP 5”. Alesio dhe Marko u bënë zyrtarisht dy banorët më të rinj të shtëpisë, ndërsa fituesi i edicionit të dytë, Luiz Ejlli, rikthehet për pak ditë. Këngëtari i njohur nuk është banor i përhershëm, dhe kjo detaj nuk u është bërë ende e qartë banorëve, megjithëse disa kanë nisur të dyshojnë.


Ditën e sotme, Vëllai i Madh i dha mundësinë banorëve të rinj të zhvillonin një konferencë, ku pjesa tjetër e shtëpisë mund t’u bënte pyetje. Kjo u shndërrua në një moment mjaft interesant, kur Brikena e krahasoi veten me Olta Gixharin, kundërshtaren e Luizit në BBV 2.

Brikena tha se mund të jetë një kundërshtare e fortë si Olta, ndërsa Luiz iu përgjigj me humor:


“Nëse të duket vetja një Olta Gixhari, kjo tregon se ke me dalë jashtë,” duke shkaktuar të qeshura te banorët e tjerë.


Pjesë nga biseda:


Brikena: “Me sa unë i shikoj banorët këtu, nuk jam lojtare e fortë si Olta Gixhari, ama në këtë lojë për ty, ka mundësi që të jem unë një Olta Gixhari. A mendon që ti duhet ta penalizosh grupin tënd, ti dhe Artani, për të më mbajtur mua brenda me Mirin?”


Luizi: “Nëse të duket vetja një Olta Gixhari, kjo tregon se ke me dalë jashtë.”


Brikena: “Një kundërshtare tënde të fortë. Thashë sa u përket vajzave këtu brenda, për mendimin tim mund të jem një kundërshtare e fortë e jotja.”


Ky moment tregon se dinamika e shtëpisë po ngrihet menjëherë pas hyrjes së banorëve të rinj dhe rikthimit të Luizit, duke parashikuar përplasje dhe humor në ditët e ardhshme të lojës.

"KORCA BOOM"


bottom of page