Denoncimi për “Piranjat”: Prej dy javësh, Kadastra e Korçës në kolaps
- Korca Boom
- 5 hours ago
- 1 min read
Problemet e qytetarëve me zyrat e Kadastrave që vazhdojnë prej vitesh duket se nuk shfaqen vetëm në zonat me prona të lakmuara për biznese si bregdeti.
Një denoncim në redaksinë e “Piranjave News”, bën me dije se zyra e Kadastrës në Korçë nuk ka bërë asnjë veprim prej dy javësh.
Motivi i dhënë te qytetarët ka të bëjë me mungesën e internetit. Qytetarët shprehin shqetësimin e tyre për mungesën e kryerjes së veprimeve nga ana e zyrës së Hipotekës në këtë qark.
“Kadastra ne Korce po kalon ne kolaps. Prej dy javesh, nuk kane internet. Po e mbajne te fshehte si problematike per te mos krijuar panik te qytetaret, por po sjellin vonesa shume te medha dhe serioze. Nuk dihet ende se kur do e zgjidhin kete problem, por eshte nje shqetesim serioz qe duhet te marre zgjidhje”, thuhet në denoncimin e qytetarit për PiranjatNews.
Në vitin 2021, kryeministri Edi Rama prezantoi një platformë të re e quajtur “Denonco Kadastrën”, ku ftonte qytetarët të denonconin korrupsionin me pronat. Nga atëherë, platforma me sa duket nuk ka funksionuar asnjë ditë ndërsa problemet e qytetarëve me një institucion të tillë vetëm sa janë shtuar./ Piranjat
“KORÇA BOOM”
















