top of page

Rekord historik shikueshmërie për Luiz Ejllin, por ndjekësit ankohen për oraret e natës

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 14 hours ago
  • 1 min read

Hyrja e Luiz Ejllit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” ka sjellë atë që pritej: një rritje drastike të shikueshmërisë dhe rikthim të vëmendjes masive te formati. Që nga momenti i hyrjes së tij, audienca ka shfaqur një interes të jashtëzakonshëm, duke e kthyer çdo episod në temë kryesore diskutimi në rrjetet sociale.


Shifrat e shikueshmërisë kanë arritur nivele rekord, duke thyer çdo rekord që Luiz kishte vendosur në edicionin kur kishte marrë pjesë më parë, dhe duke e rikthyer në qendër të vëmendjes si një nga konkurrentët më të ndjekur dhe diskutuar të BBV.


Megjithatë, ky sukses ka shkaktuar një “problematikë” të pazakontë për ndjekësit e programit. Në faqen zyrtare të BBV, qindra komentues po kërkojnë me humor “largimin e menjëhershëm” të fituesit të edicionit të dytë, jo për sjelljen e tij, por sepse prania e Luizit po i mban pas ekranit deri në orët e vona të natës, duke penguar punën dhe shkollën.


Rrjetet sociale janë mbushur me mesazhe dhe komente ironike, duke e bërë këtë fenomen të ri një nga temat më të diskutuara të momentit ndër shikuesit e programit.

"KORCA BOOM"


bottom of page