PRESIDENTI Ardjan Takaj asnjë fjalë në këtë sezon, pret Skënderbeun të ngjitet në superligë!
- Korca Boom
- 14 hours ago
- 1 min read
Ky sezon është për rekord për presidentin e Skënderbeut, Ardjan Takaj. Nëse çdo sezon sidomos në superligë Takaj nuk mundonte në media pothuajse çdo ditë, këtë sezon deri tani që në start, nuk ka folur asnjë fjalë.
Sigurisht që pas rënies nga superliga, edhe vetë presidenti vendosi që të mos fliste më në media deri në momentin që Skënderbeu të sigurojë ngjitjen në superligë dhe kjo duket se do të bëhet realitet.
Ardjan Takaj është nga ata njerëz që asnjëherë nuk ka kursyer daljen në media, por edhe ai vetë nuk e kapërdiu dot renien një kategori më poshtë dhe tahsmë ka vendosur që bashkë me ekipin të flasë vetëm në fushën e lojës.
Deri në këto momente Skënderbeu është në krye të kategorisë së parë dhe superliga është më pranë se kurrë, por që sigurisht për meritë të Ardjan Takaj, që mezi pret superligën për tu rikthyer edhe njëherë në vitet e arta të Skënderbeut të madh.
Për Takajn një Bravo e madhe dhe është një Strateg që padiskutim do të kishte si shembull çdo skuadër e superligës.
Presidenti i Skënderbeut vazhdon të jetojë me Skënderbeun dhe mbajti fjalën e madhe që për 10 vite dënim nuk do ta “tradhëtoj” Skënderbeun dhe ja ku jemi sot, një vit përpara fundit, ku Takaj po investon shumë dhe po ngjit ekipin atje ku e ka vendin dhe mezi pret që të bëjë realitet edhe njëherë tjetër historinë e madhe të Skënderbeut europian.
Takaj është vetëm një dhe si asnjë president tjetër që nuk e kopjon dot edhe pse bardhekuqtë kanë qenë të dënuar në Europë.
“KORÇA BOOM”



















