top of page

E FUNDIT/ I dënuar me 10 vjet heqje lirie, 49-vjeçari humb jetën në rrethana të paqarta në burg

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Një shtetas që vuante dënimin në burgun e Fierit ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta.


Burime pranë IEVP Fier thanë se shtetasi 49 vjeç kishte kërkuar ndihmë mjekësore teksa ndodhej brenda qelisë dhe ka humbur ndjenjat pasi u transferua ne infermieri.


Menjëherë është bërë transportimi i tij drejt spitalit të Fierit por mjekët konstatuan vdekjen e tij.


Ka nisur hetimi për te zbardhur rrethanat e vdekjes së të dënuarit.


Ai ishte transferuar disa muaj më parë një burg i Tiranës dhe ishte dënuar nga GJKKO për pastrim të produkteve të veprës penale me 10 vjet burg.

“KORÇA BOOM”


bottom of page