Reagon policia për vd*kjen e Ardjan Malasit në qeli/ Si ndërroi jetë 58-vjeçari i dënuar për pastrimin e 1.25 mln €
- 2 hours ago
- 1 min read
I dënuari Ardjan Malasi, i cili po vuante dënimin në burgun e Fierit, ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare.
Sipas raportimeve, dyshohet se ka pësuar hemorragji celebrale.
Malasi ishte shpallur fajtor nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, si dhe për “Grup të strukturuar kriminal”.
Ai ishte pjesë e një grupi kriminal që u akuzua për pastrim parash nga trafiku i drogës bashkë me tre të tjerët, Besjan dhe Leonard Ramaj, si dhe Rajmonda Dashi, ish-drejtoreshë e Kadastrës së Durrësit. Ata pastruan 1.25 milionë euro para të përfituara nga trafiku i drogës në Belgjikë.
Në IEVP Fier trajtohet me statusin e të dënuarit shtetasi Ardjan Malasi, i datëlindjes 05.04.1968, lindur në Ballsh dhe banues në Ballsh, me shtetësi dhe kombësi shqiptare.
Me vendimin nr. 65, datë 17.01.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndryshuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 28, datë 01.06.2026, shtetasi Ardjan Malasi është deklaruar fajtor dhe dënuar me 8 vite burg (Siguri e lartë) për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë të, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 287/1, 28/4-334/1 dhe 333/a/2 të Kodit Penal.
Vendimi ka marrë formë të prerë më datë 01.06.2026./ Lajmi i fundit
"KORÇA BOOM"
















