top of page

Tentoi të ekz*kutonte një person, kapet i shumëkërkuari i Policisë

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një aksion i përbashkët i Sektorit për Hetimin e Krimeve dhe Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Berat ka çuar në prangosjen e një 35-vjeçari nga Durrësi.


Ai ishte shpallur në kërkim për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë. I arrestuari, i identifikuar me inicialet B. Ç., u lokalizua dhe u kap brenda një lokali në qytetin e Beratit, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.


Njoftimi:


DVP Berat


Kapet në Berat një shtetas i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë.


Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Berat, pas administrimit të informacioneve për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë bërë të mundur lokalizimin e tij në një lokal në qytetin e Beratit dhe kapjen e shtetasit:


B. Ç., 35 vjeç, banues në Durrës.


Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.


Ky shtetas dyshohet se, më datë 15.12.2025, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit F. K., i cili ndodhej në një lokal në lagjen nr. 9, Durrës. Si pasojë, shtetasi F. K. është dëmtuar lehtë.


35-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Durrës, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale./ Lajmi i fundit

"KORÇA BOOM"


bottom of page