top of page

Kok*inë brenda makaronave dhe midhjeve, ja si futej lënda te burgu 313

  • 59 minutes ago
  • 1 min read

Gjatë një kontrolli të zhvilluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale ditën e djeshme u gjet një sasi e dyshuar lënde narkotike në burgun 313 në Tiranë.


Në pamje të parë është e qartë që janë makarona të gatuara, por nuk janë vetëm makarona. Brenda tyre gjendet kokainë dhe hashash i fshehur dhe që ishte destinuar për në burg.


Kokaina dhe kanabisi ishin porositur në telefon nga i burgosuri, shtetasi O. Asllani dhe ushqimi u mor përsipër të dorëzohej nga shtetasi A.Xhamet, i afërti i tij, i cili u arrestua për futje të sendeve të ndaluara në burg.


Hetimet kishin nisur 15 ditë më parë mbas regjistrimit të një bisede të të burgosurit, i cili shfaqej i gëzuar për ushqim special që do t’i sillej në qeli.


Nga aksioni i djeshëm janë gjetur 12 doza të dyshuara kokainë dhe 17 doza të dyshuara kanabis sative./ LAJMI FUNDIT

“KORÇA BOOM”


bottom of page