Ngjarje tragjike, porta e banesës bie mbi fëmijën 7-vjeçar, përfundon në fatalitet
2 hours ago
1 min read
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e kësaj të shtune zonën e Bathores, ku një fëmijë vetëm 7 vjeç ka humbur jetën në rrethana tragjike, pasi është zënë nga porta e banesës.
Sipas informacioneve paraprake, i mituri ka pësuar dëmtime të rënda si pasojë e incidentit.
Pas ngjarjes, ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ka mbërritur në gjendje tepër të rëndë shëndetësore.
Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve dhe përpjekjeve për t'i shpëtuar jetën, 7-vjeçari nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje, ndërsa pritet të mësohen më shumë detaje lidhur me rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti tragjik.
“KORÇA BOOM”
















