top of page

Molotovi shpërthen pranë policisë, efektivi merr f*akë gjatë përplasjeve në protestë

6 hours ago
1 min read

Momente të rrezikshme janë regjistruar gjatë protestës kombëtare të zhvilluar këtë të shtunë në Tiranë, ku një efektiv policie është përfshirë nga flakët pasi një bombë molotov është hedhur në drejtim të forcave të rendit.


Ngjarja ka ndodhur gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe policisë, në momentin kur molotovi ka shpërthyer pranë kordonit të efektivëve. Flakët kanë përfshirë këmbët e një prej punonjësve të policisë, i cili ishte në detyrë për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë tubimit.


Prej më shumë se 30 minutash situata në kryeqytet është karakterizuar nga tensione dhe përplasje të vazhdueshme. Hedhja e molotovëve në drejtim të policisë ka shtuar tensionin, ndërsa efektivët kanë krijuar kordon për të penguar avancimin e protestuesve.


Pamjet nga vendngjarja tregojnë momentin e shpërthimit të molotovit dhe efektivin që përfshihet nga flakët në pjesën e poshtme të trupit.


Deri në këto momente nuk ka informacion të konfirmuar mbi gjendjen shëndetësore të policit dhe shkallën e dëmtimeve që mund të ketë pësuar.

“KORÇA BOOM”


bottom of page