top of page

Bilanci i protestës në Tiranë, ministria jep informacionin për policët, gazetarët dhe protestuesit

1 hour ago
1 min read

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka publikuar informacionin paraprak mbi personat e lënduar gjatë protestës së zhvilluar këtë të shtunë, më 28 nëntor, në Tiranë.


Sipas njoftimit zyrtar, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur persona të lënduar, mes tyre një efektiv policie, dy përfaqësues të medias, njëri prej të cilëve shtetase e huaj, si dhe protestues.


Ministria bën me dije se të gjithë personat e paraqitur në spital janë koshientë dhe kanë gjendje shëndetësore stabël. Ata po marrin trajtimin e nevojshëm në shërbimin e urgjencës.


Ndërkohë, ekipet e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore kanë trajtuar në vendngjarje edhe tre protestues të lënduar, gjendja e të cilëve raportohet e mirë.


Sa i përket Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), ministria sqaron se deri në momentin e publikimit të njoftimit nuk është paraqitur asnjë person i lënduar.

“KORÇA BOOM”


bottom of page