SKËNDERBEU shtang Elbasanin e superiores/ Miqësorja mbyllet në barazim
- 9 hours ago
- 1 min read
Elbasani-Skënderbeu 1-1
Sot u luajt ndeshja miqësore mes Elbasanit dhe Skënderbeut, që janë dy ekipe pretendente në kampionatet respektive. Ky takim u mbyll me barazim 1-1, pikërisht në stadiumin “Elbasan Arena”.
Ishte Arsen Lleshi, që zhbllokoi takimin për verdheblutë në minutën e nëntë. Barazimi nga ana e Skënderbeut erdhi në pjesën e parë, ndërsa luhej minuta e 35-të.
Tashmë i gjithë fokusi kalon në kampionat. Dinamo pret Elbasanin më 4 prill, në një sfidë të vlefshme për javën 30 të Abissnet Superiore.
Në anën tjetër, Skënderbeu do të masë forcat me Ilirinë. Ky takim luhet po me 4 prill dhe vlen për javën 29 të Kategorisë së Parë./ PanoramaSport
“KORÇA BOOM”
















