top of page

SKËNDERBEU të dielën pas 5 vitesh zbret në Gjirokastër/ Luftëtari ka 6 vjet që nuk i mposht bardhekuqtë!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 6 hours ago
  • 1 min read

Skënderbeu pas 6-të javëve të para kryeson bindshëm kategorinë e parë me 16 pikë, diferencë e mjaftueshme për të treguar se është kandidati kryesor për tu ngjitur në superligë sezonin e ardhshëm.


Por, pas 5 fitoreve dhe 1 barazimi Skënderbeun e pret ktë të dielë një transfertë e vështirë, ajo ndaj Luftëtarit, ndërkohë që fakti më interesant është se Skënderbeu ka plot 5 vjet që nuk luan në këtë stadium.


Hera e fundit që Luftëtari priti Skënderbeun në shtëpi, ka qenë ajo e 18 korrikut të vitit 2020, teksa në atë ndeshje Skënderbeu fitonte 1-0 me golin e Blerim Krasniqit në minutën e 75-të.


Ndërkohë Luftëtari ka plot 6 vjet që nuk e mposht Skënderbeun në Gjirokastër, teksa në dhjetorin e 2019, në atë përballje për superligën gjirokastritët do të fionin 2-0 me dy gola të Gresild Likës që atë kohë luante me fanelën gjirokastrite.


Në 20 vitet e fundit në përballjet e Gjirokastrës mes Luftëtarit dhe Skënderbeut kemi vetëm një barazim 0-0 përpara 9 vitesh, gjë që do të thotë se ndeshjet mes tyre i fiton ose Luftëtari ose Skënderbeu, pra të dy skuadrat luajnë vetëm për fitore.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page