SKËNDERBEU të shtunën për pikë në Laç/ Ja ndeshjet e javës së 16-të
- Korca Boom
- 9 hours ago
- 1 min read
Java e 16-të tashmë është bërë zyrtare dhe do të luhet e ndarë në dy ditë, në datat 13 dhe 14 dhjetor, pra të shtunën dhe të dielën.
5 takime do të luhen ditën e shtunë dhe të gjitha do të startojnë në të njëjtën orë, pra 13:30, ndërkohë që kryendeshja e kësaj jave do të jetë ajo mes Laçit të vendit të dytë dhe Skënderbeut kryesues. Takimi pritet të jetë më shumë se i luftuar, ndërkohë që në fazën e parë Skënderbeu e mposhti Laçin në Korçë me rezultatin 1-0.
Diferenca mes të dy skuadrave është 7 pikë dhe Skënderbeu është më i qetë, pasi ka edhe një ndeshje më pak, por 3-pikëshi më shumë u duhet kurbinasve që ndjejnë presionin e Pogradecit që renditet i treti. Gjithsesi Skënderbeu shkon për pikë në shtëpinë e kurbinasve dhe qoftë edhe barazimi do të ishte një rezultat në favor të kryesuesve.
Po të shtunën liqenorët do të presin Kukësin dhe Pogradeci në letër është favorit. Iliria do të presë Luftëtarin po të shtunën, Burreli pret Kastriotin dhe ndeshja e fundit është ajo mes Apolonisë dhe Korabit.
Të dielën e 14 dhjetorit e vetmja ndeshje që do të luhet është ajo mes Lushnjës dhe Besës, takim që do të startojë në orën 13:30.
Më poshtë sjellim të gjitha përballjet e javës së 16-të.
Java 16
(13.12.2025)
E SHTUNË
Ora 13:30 Laçi-Skënderbeu
Ora 13:30 Pogradeci-Kukësi
Ora 13:30 Iliria-Luftëtari
Ora 13:30 Burreli-Kastrioti
Ora 13:30 Apolonia-Korabi
(14.12.2025)
E DIEL
Ora 13:30 Lushnja-Besa
“KORÇA BOOM”


















