top of page

Skënderbeu U-18 “fluturon” drejt titullit, 3-0 pa mëshirë ndaj Dinamos

  • 3 days ago
  • 1 min read

Fitore bindëse për Skënderbeu U-18 në ndeshjen e parë finale të kampionatit, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion. Vajzat korçare triumfuan me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Dinamos, në një përballje të zhvilluar në Tiranë.


Skuadra e Skënderbeu U-18 dominoi takimin nga fillimi në fund, duke treguar superioritet në lojë, organizim të shkëlqyer dhe një karakter të fortë në çdo set. Pa i lënë hapësira kundërshtarit, ekipi administroi me qetësi çdo moment të ndeshjes dhe vulosi një fitore të rëndësishme.


Ky sukses i jep një avantazh të dukshëm ekipit korçar në garën për titullin, megjithatë gjithçka mbetet ende e hapur, pasi finalja do të vendoset në ndeshjet e radhës.


Takimi i dytë pritet të zhvillohet në Korçë, më datë 9, në orën 14:00, në ambientet e Qytezës së Fëmijëve. Aty pritet një mbështetje e madhe nga tifozët korçarë, të cilët do të synojnë të shtyjnë ekipin drejt kurorëzimit si kampion.

“KORÇA BOOM”


bottom of page