SKËNDERBEU vetëm 1 pikë ndaj Luftëtarit, 41 pikë pas javës së 18-të + 5 pikë nga vendi i dytë
- Jan 17
- 1 min read
Skënderbeu-Luftëtari 1-1
Shënues: Gjini 78’ / Nianguila 73’ (p)
Ka përfunduar në këto momente përballja e fundit e javës së 18-të, ajo mes Skënderbeut dhe Luftëtarit me një barazim me gola 1-1.
Skënderbeu kishte mundësi ta niste vitin me fitore, por vetëm një pikë ndaj gjirokastritëve, në një ndeshje që prodhoi lojë dhe gola në pjesën e dytë.
Pjesa e parë do të mbyllej me shifrat e bardha 0-0, ndërkohë që në pjesën e dytë vlen të theksohet një 11-metërsh i humbur nga Tayo në minutën e 54-ër.
Më pas do të vinte radha e miqve që shënojnë nga pika e bardhë me anë të Nainguila, ndërkohë që pesë minuta më vonë Skënderbeu do të barazonte me anë të Gjini.
Si përfundim 1-1, me dy pikë të lëna për Skënderbeun në shtëpi.
SKËNDERBEU: Alia, Ramos, Akpama, Abubakar, Vangjeli, Janaqi, Estrela, Çuçka, Ukiçi, Shaqe, AbidunTrajner: Ernest Gjoka
LUFTËTARI: Tahri, Çulli, Tirso, Diamanti, De Oliveira, Mnatsakanian, Solomon, Niangula, Bajraktari, Ikeoça, Zani.Trajner: Bledar Devolli
“KORÇA BOOM”
















