SOT/ Skënderbeu dhe Elbasani të “detyruara” për pikë. Tirana me moralin e lartë ballafaqon Laçin
“Abissnet Superiore” vazhdon ditën e sotme me dy ndeshjet e radhës, të vlefshme për javën e 7-të të kampionatit. Fillimisht do të jetë përballja mes Tiranës dhe Laçit, sfidë e cila do të luhet në orën 13:30 në stadiumin e Vorës.
Bardheblutë vijnë me moralin e lartë pas fitores në derbi me Partizanin dhe do të kërkojnë të shfrytëzojnë këtë moment edhe për të “goditur” rivalët kurbinas. Edhe këta të fundit synojnë të futen në fushë për të reaguar, pas asaj humbje 1-2 me Teutën, duke e bërë dhe “betejën” mes dy skuadrave akoma dhe më interesante.
Në orën 16:00, do të jetë radha e Skënderbeut që do të presë në Korçë Elbasanin. Nevoja për pikë “jeton” në të dyja kampet. Në radhët e korçarëve ende mungon shija e fitores, ndërsa Elbasani kërkon të mos shkëputet akoma dhe më shumë me vendet e para të tabelës dhe të fitojë akoma dhe më shumë terren.
JAVA 7
16 tetor (E Premte)
Dinamo-Teuta 0-2
17 tetor (Sot)
Tirana-Laçi Ora 13:30
Skënderbeu-Elbasani Ora 16:00
18 tetor (E Diel)
Vora-Partizani Ora 13:30
Egnatia-Vllaznia Ora 18:30
“KORÇA BOOM”
















