top of page

SOT feston 78-vjetorin ikona e volejbollit, Petrika Suxho/ Gëzuar ditëlindjen profesor i nderuar!

  • 18 hours ago
  • 1 min read

Sot feston 78-vjetorin një nga ikonat e volejbollit korçar, Petrika Suxho. Një emër i respektuar i sportit, që për vite me radhë kontribuoi me përkushtim si trajner i ekipeve të volejbollit për femra dhe meshkuj të Skënderbeut, duke formuar breza sportistësh dhe duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e klubit.


Me pasion, disiplinë dhe dashuri për sportin, ai ka qenë jo vetëm trajner, por edhe edukator e frymëzim për shumë të rinj që u rritën me vlerat e garës së ndershme dhe punës së palodhur.


Në këtë ditë të veçantë, i uroj shëndet, jetë të gjatë dhe sa më shumë gëzime pranë familjes dhe miqve.


Gëzuar ditëlindjen!


Në foto: Petrika Suxho, trajner i parë - lart, djathats (me xhaketë)

“KORÇA BOOM”


bottom of page