top of page

Sot “sy e veshë” te Pogradeci, në fushë zbresin edhe Besëlidhja me Bylisin

11 hours ago
1 min read

Sot do të luhen 4 ndeshjet e radhës të Kategorisë së Parë, për llogari të javës së 6-të, prej orës 13:30, pas atyre të zhvilluara ditën e premte që kulmuan me fitoren e Flamurtarit ndaj Orikut dhe Kukësit me Besën.


Pogradeci pret Sopoti në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”. Liqenorët janë mëse të vendosur për të mbajtur vazhdimësinë e rezultateve, ndërsa skuadra nga Librazhdi kërkon kthesën për t'u larguar nga zona e ftohtë. Bylisi në anën tjetër udhëton drejt Peshkopisë për t’u përballur me Korabin.


Në anën tjetër, Besëlidhja sfidon Kastriotin në stadiumin “Besëlidhja”. Po ashtu, në fushë zbresin edhe Iliria me Burrelin, duel që do të luhet në stadiumin “Niko Dovana”.


NDESHJET:


Iliria – Burreli


Korabi – Bylis


Besëlidhja – Kastrioti


Pogradeci – Sopoti

“KORÇA BOOM”


bottom of page