SOT të gjitha rrugët të çojnë në Korçë/ Gati festa e titullit kampion. Skënderbeu nuk mund ta falë trofeun!
Skënderbeu sot mbyll rrugëtimin e vet në kategorinë e parë. Në ndeshjen e fundit të kësaj kategorie ditën e sotme në orën 17:00, mund të themi pa frikë se gjithë vëmendja është në stadiumin “Skënderbeu”.
Sot luhet jo vetëm ndeshja e fundit, por edhe ndeshja e titullit kampion. Skënderbeu apo Laçi, njëra prej tyre do të ngrejë lart trofeun e kampionit të kategorisë së parë, ndërkohë që ky trofe i vogël, duket se është më pranë Skënderbeut.
Themi këtë pasi bardhekuqtë sot sigurojnë titullin edhe me një barazim, ndërkohë që kurbinasve u duhet vetëm fitorja për të siguruar këtë trofe. Skënderbeu nga ana tjetër ka avantazhin fushë dhe do të ketë mbështetjen e tifozëve që pritet të jenë të shumtë.
E thënë ndryshe, sot Skënderbeu do të futet në fushë me dëshirën e madhe për ta mposhtur Laçin dhe për të treguar se titullin e ka merrituar që nga fillimi i kampionatit, duke kryesuar vazhdimisht dhe duke qenë në majë deri në këtë javë të fundit.
Një thirrje e madhe sot shkon për “Ujqërit” që duhet ta tregojnë veten e tyre në shkallët e stadiumit dhe të mbështesin ekipin që ka siguruar ngjitjen në superligë dhe mot presim një Skënderbe edhe më të madh.
Suksese sot Skënderbe!
JAVA 33
3 MAJ (DJE)
Korabi-Iliria 1-1
Kukësi-Besa 2-1
Lushnja-Kastrioti 1-4
Apolonia-Burreli 4-4
Luftëtari-Pogradeci 3-0
4 MAJ (SOT)
ORA 17:00 Skënderbeu-Laçi
“KORÇA BOOM”
















