"Space”: Sot mund të jetë një nga ditët më të shkurtra të regjistruara ndonjëherë
- Korca Boom
- Aug 5
- 1 min read
Sipas llogaritjeve të shkencëtarëve, dita e sotme mund të jetë një nga më të shkurtrat të regjistruara ndonjëherë.
Shkencëtarët llogaritën se 5 gushti do të jetë 1,25 milisekonda më i shkurtër se dita prej gjithsej 86.400 sekondash e llogaritur sipas diellit, raportoi “Space.com”.
Përderisa shkencëtarët ende nuk kanë qenë në gjendje të zbulojnë arsyen e këtij ndryshimi në sekonda, sot, pra e marta, 5 gusht, parashikohet të jetë një nga ditët më të shkurtra të regjistruara si në vitin 2025 ashtu edhe që nga viti 1973.
Këtë vit, 9 korriku u regjistrua si më i shkurtër se mesatarja me 1,23 milisekonda ndërsa 22 korriku u regjistrua si më i shkurtër se mesatarja me 1,36 milisekonda.
Edhe pse ky ndryshim është në nivel që nuk mund të ndihet, thuhet se nëse rritja e shpejtësisë së rrotullimit të Tokës vazhdon, kjo periudhë mund të rritet në 1 sekondë ose më shumë në vitin 2029 dhe më tej.
Rekordi i ditës më të shkurtër u vendos të premten, më 5 korrik 2024, që ishte 1,66 milisekonda më e shkurtër se një ditë normale.
“KORÇA BOOM”



















