Struktura e vitit mësimor 2026-2027/ Ja kur fillon dhe mbaron viti shkollor
- 21 hours ago
- 1 min read
Ministria e Arsimit dhe Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit kanë miratuar me urdhër të përbashkët strukturën e vitit shkollor 2026–2027 në sistemin parauniversitar.
Sipas udhëzimit, mësimi në arsimin bazë dhe të mesëm fillon më 14 shtator 2026 dhe përfundon më 18 qershor 2027.
Pushimet dimërore janë nga 24 dhjetor 2026 deri më 4 janar 2027, ndërsa pushimet pranverore nga 29 marsi deri më 2 prill 2027.
Provimet kombëtare dhe të Maturës Shtetërore do të zhvillohen në periudhën 7–30 qershor 2027, sipas niveleve përkatëse.
"KORÇA BOOM"


















