“Stuhi ere, rrebeshe dhe dëborë”, paralajmërimi i meteorologes
- 2 hours ago
- 1 min read
Meterologia Tanja Porja tha se sot pritet një mot me shi, ku reshjet pritet të shtohen dhe të intensifikohen pas mesditës dhe gjatë orëve të natës, me rrebeshe thuajse në gjithë territorin shqiptar. Po ashtu pritet që në zonat malore të kemi edhe reshje dëbore, që do bëhen më të dukshme gjatë pasdites, si dhe gjatë natës.
“Dita sot do të jetë me pak shi mëngjesi, diçka më shumë dreka, shumë shi darka, rrebeshe madje sonte në mbrëmje, gjatë natës dhe pjesërisht ditën e nesërme.
Reshjet shtohen dhe intensifikohen pas mesditës, kryesisht në mbrëmje dhe gjatë natës.
Rrebeshe thuajse gjatë natës në gjithë territorin shqiptar dhe pjesën më të madhe të ditës së martë.
Sa i përket vlerave termike sot në mëngjes minimumi 1 gradë celsius dhe maksimumi 16 gradë. Do rikthehen rrebeshet sonte në mbrëmje, do të kemi edhe reshje dëbore, që bëhen më të dukshme vonë pasdite, gjatë mbrëmjes dhe gjatë natës.
Dëbora do shfaqet mbi 100 metra nën nivelin e detit. Pas mesditës do kemi një erë mjaft të fortë, duke patur problematika në hapësirat detare dhe pse jo në vijën bregdetare”, tha Porja.
“KORÇA BOOM”



















