top of page

SUPERLIGA E MBIJETESËS/ Nëse kemi barazim pikësh në fund, ja cilat skuadra favorizohen

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 21
  • 1 min read

Kategoria Superiore tashmë ka arritur në javën e fundit më luftën për mbijetesë që sheh katër skuadra të përfshira, ku ekipet kanë shanse të mbeten direkt pjesë e elitës apo të paktën të sigurojnë ndeshjen shtesë të play-out.


Kombinimet janë nga më të ndryshmet, por një prej tyre merr shumë rëndësi, ai i rezultateve në përballjet direkte, që mund të japin verdikte të ndryshme në bazë të rezultateve në javën e fundit. Skënderbeu me Bylisin nuk mund të përfundojnë me pikë të barabarta me njëri-tjetrin, pasi kanë përballje direkte në javën e fundit. Por bilanci i tyre me skuadrat e tjera mund të marrë rëndësi, pasi mund t’i shpëtojë ata apo t’i rrëzojë një kategori më poshtë.


Më e favorizuara është Tirana, e cila ka një bilanc pozitiv ndaj të tre skuadrave të tjera, ndërsa më pak i favorizuari është Skënderbeu, i cili ka një bilanc negativ si ndaj Tiranës, ashtu edhe ndaj Laçit, që janë skuadrat me të cilat mund ta mbyllin me pikë të barabarta.



BILANCI I NDESHJEVE DIREKTE


BYLSI 39 PIKË

Ndaj Tiranës 2 barazime, 2 humbje

Ndaj Laçit 1 fitore, 3 barazime


SKËNDERBEU 38 PIKË

Ndaj Tiranës 2 barazime, 2 humbje

Ndaj Laçit 2 fitore, 2 humbje (gol 4-5)


TIRANA 36 PIKË

Ndaj Bylisit 2 fitore, 2 barazime

Ndaj Skënderbeut 2 fitore, 2 barazime

Ndaj Laçit 1 fitore, 2 barazime, 1 humbje (gol 6-5)


LAÇI 36 PIKË

Ndaj Bylisit 3 barazime, 1 humbje

Ndaj Skënderbeut 2 fitore, 2 humbje (gol 5-4)

Ndaj Tiranës 1 fitore, 2 barazime, 1 humbje (gol 5-6)



“KORÇA BOOM”




bottom of page