Surprizon Bledi Mane: "I kam propozuar Shqipes të bëjmë një fëmijë bashkë"/ Ja si reagoi ajo
- Korca Boom
- 3 hours ago
- 1 min read
Gjatë një interviste në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, gazetari dhe opinionisti Bledi Mane ka bërë disa deklarata të pazakonta për marrëdhënien e tij me Shqipen Hysenaj, duke shkaktuar reagim të menjëhershëm tek publiku.
I pyetur nëse mes tyre ka diçka më shumë sesa miqësi, Mane u shpreh se e ka marrë disa herë iniciativën për t’i propozuar Shqipes idenë e krijimit të një familjeje.
“I kam kërkuar tre herë Shqipes që të bëhemi prindër. Mendoja se një fëmijë me karakteristikat tona do të ishte i veçantë,” – tha ai me humor, duke theksuar se idetë e tij janë pritur gjithmonë me refuzim nga ana e saj.
Ronaldo e pyeti gjithashtu nëse ai do të donte të martohej me Shqipen, por Mane u përgjigj prerë se propozimi i tij nuk ka qenë asnjëherë lidhur me martesën.
“Jo, nuk kam menduar për martesë. Thjesht të sillnim në jetë një fëmijë. Mendoja se kjo do ta zbriste Shqipen pak me ‘këmbë në tokë’, por kam kuptuar se ajo nuk dëshiron të bëjë kompromis,” – shtoi ai.
Deklaratat e Bledi Manes, të shoqëruara me stilin e tij të njohur të të folurit, janë komentuar gjerësisht online, ndërsa vetë intervista ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale./ NOA
“KORÇA BOOM”



















