top of page

Tension në Big Brother VIP! Batuta e Selinit për Mirin sjell reagimin e Landit

  • 1 day ago
  • 1 min read

Një lojë fjalësh e përdorur nga banorja Selin Bollati gjatë një debati të nxehtë në “Big Brother VIP” ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Landi Hysit, pjesëtar i grupit legjendar West Side Family.


Gjithçka nisi kur Rogerti u përpoq t’i tregonte vendin Selinës gjatë debatit, duke i thënë: “Ky është Zoti për ty në lojë, Miri i West Side Family”.


Selin ia ktheu menjëherë me ironi duke thënë: “Miri Ordiner Family”. Më pas ajo sqaroi se e kishte fjalën për “familjen” e tij brenda lojës, duke iu referuar aleancës me Rogertin dhe Artanin, dhe jo grupin muzikor.


Megjithatë, kjo deklaratë nuk është pritur mirë jashtë shtëpisë. Landi Hysi ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar momentin nga emisioni dhe ka dalë në mbrojtje të kolegut dhe mikut të tij.


“Deri ku mund të shkohet për lojë? Jashtë apo brenda, Miri është Miri, pjesë e rëndësishme dhe e pandashme e West Side Family,” – ka shkruar ai.


Në fund të reagimit të tij, Landi theksoi edhe integritetin e grupit, duke shtuar se pavarësisht lojërave të realitetit, ata kanë ruajtur gjithmonë të njëjtin standard si grup.

"KORCA BOOM"


bottom of page