top of page

Paradoksi në Korçë: Shtëpitë ekzistojnë, por fshati jo

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Disa ditë më parë emisioni Stop në Tv Klan transmetoi problemin e një qytetari nga Porodinë, i cili ankohet se shtëpia e tij e vjetër nuk po legalizohet, ndërsa objekti i ri i ndërtuar në vitin 2013 është pajisur me leje legalizimi.


Bëhet fjalë për qytetarin Rushit Myrtollari, i cili shprehet se matjet për të dy objektet janë kryer në vitin 2024, por për ndërtesën e vjetër i është komunikuar se ajo nuk rezulton në sistem.


Sipas një përgjigjeje të vitit 2021 nga Drejtoria e Kadastrës Korçë, qytetari nuk disponon dokument ligjor pronësie për objektin e vjetër dhe parcelën përkatëse. Gjithashtu, për fshatin Porodinë nuk rezulton “lista 001” e trojeve dhe shtëpive, gjë që ka bllokuar vijimin e procedurës së legalizimit.


Pas interesimit të emisionit, në Kadastër u sqarua se për shkak se fshati nuk është konfirmuar më herët nga ish-komuna, nuk mund të ndiqet procedura standarde e listës së trojeve.


Emisioni Stop u rikthye sërish në Korçë dhe rezultoi se shkresa ishte dërguar në muajin dhjetor, por kishte ndodhur një lapsus nga juristi. Kërkesa, në vend që të dërgohej për konfirmim në njësinë Bulgarec, ku banon qytetari, ishte dërguar gabimisht në Vithkuq.


Për më tepër, edhe nga njësia Vithkuq nuk është kthyer përgjigje për të sqaruar se qytetari nuk i përket asaj njësie administrative.

"KORCA BOOM"


bottom of page