Konflikt në familje, 38-vjeçarja pl*goset në kokë, dëmtohet edhe bashkëshorti
- 3 hours ago
- 1 min read
Një konflikt në familje ka përfunduar me plagosjen e dy bashkëshortëve pasditen e së enjtes në lagjen 14 të Durrësit.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, ku pas një konflikti mes çiftit, 43-vjeçari dyshohet se ka goditur bashkëshorten e tij, 38 vjeçe, në pjesën e kokës me një mjet prerës, thikë.
Gjatë konfliktit është dëmtuar edhe 43-vjeçari. Si pasojë, të dy bashkëshortët kanë pësuar dëmtime dhe janë paraqitur në spital, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sipas autoriteteve, të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes dhe për të dokumentuar ligjërisht rastin.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet që çuan në përshkallëzimin e konfliktit familjar.
“KORÇA BOOM”
















