Tr*gjedi pasditen e sotme, makina përfundon në kanal dhe humbin j*tën dy gra
- 3 hours ago
- 1 min read
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në fshatin Delisufaj të Lushnjes, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy gratë që udhëtonin në automjet, të identifikuara si M. H. dhe F. Xh., të dyja rreth 50 vjeçe.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës, së bashku me grupin hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për dokumentimin e ngjarjes.
Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta. Autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkaqet që çuan në daljen e automjetit nga rruga dhe për të zbardhur të plotë dinamikën e aksidentit.
Hetimet vijojnë, ndërsa pritet që në vijim të dalin më shumë detaje lidhur me ngjarjen tragjike.
“KORÇA BOOM”
















