top of page

DETAJE të reja nga aksidenti tragjik, dy motrat gjetën VD*KJEN nga mb*tja në ujin e kanalit (EMRAT)

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik i regjistruar ditën e sotme në fshatin Delisufaj të Lushnjes, ku për pasojë humbën jetën Mirela Hasko dhe Florije Xhepa.


Sipas të dhënave të reja dy shtetaset kanë qenë motra, Mirela Hasko ishte 48 vjeç dhe Florije Xhepa 50 vjeç.


Automjeti me të cilin ato po udhëtonin përfundoi në një kanal vaditës të mbushur plot me ujë, pasi sipas raportimeve nuk arrit dot të futej në urë.


Duke qenë se kanali ka qenë plot me ujë, mësohet se dy motrat kanë gjetur vdekjen nga mbytja, pasi kanë mbetur të bllokuara në automjet dhe nuk kanë mundur të dalin në sipërfaqe.


Autoambulancat të cilat kanë shkuar në vendin e ngjarjes kanë dërguar trupat e viktimave në morgun e Lushnjes, teksa mësohet se rrjedha e ujit e ka çuar automjetin nën urë.


Grupi hetimor ndodhet ende në terren dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page