Maliqi ngrihet në protestë kundër hartës së re territoriale, banorët kundër bashkimit me Korçën
- 7 minutes ago
- 1 min read
Banorët e bashkisë së Maliqit kanë njoftuar organizimin e një proteste kundër ndryshimeve të propozuara në hartën e re territoriale, ku parashikohet shkrirja e 15 bashkive në vend.
Sipas njoftimit të bërë publik, qytetarët e Maliqit kundërshtojnë përfshirjen e bashkisë së tyre në këtë reformë, pasi një nga propozimet e mazhorancës është bashkimi i Maliqit me bashkinë e Korçës.
Protesta është planifikuar të zhvillohet ditën e diel, në orën 19:00, përpara godinës së Bashkisë së Maliqit. Banorët shprehen se kërkojnë të dëgjohet zëri i komunitetit dhe të merren parasysh interesat e zonës përpara se të merren vendime përfundimtare.
Ndryshimet e reja territoriale, të cilat synojnë reduktimin e numrit të bashkive në vend, kanë shkaktuar reagime në disa zona, ku qytetarët kundërshtojnë humbjen e autonomisë lokale dhe bashkimin me njësi të tjera administrative.
Në ditët në vijim pritet të ketë më shumë reagime nga banorët dhe përfaqësuesit vendorë lidhur me këtë proces.
“KORÇA BOOM”













