Korça përballet me një tjetër rekord negativ, 265 vd*kje më shumë se lindje
- 1 day ago
- 1 min read
Korça me bilancin më negativ demografik, 265 vdekje më shumë se lindje
Korça vijon të përballet me një situatë shqetësuese demografike.
Të dhënat e tremujorit të dytë tregojnë se qarku ka regjistruar bilancin më negativ natyror në vend, me 265 vdekje më shumë se lindje.
Shifrat tregojnë qartë një tendencë të theksuar të tkurrjes së popullsisë, ku numri i lindjeve nuk arrin të kompensojë humbjet nga vdekjet.
Bilanci negativ i Korçës vjen në një kohë kur rënia e lindjeve, plakja e popullsisë dhe emigracioni po ndikojnë gjithnjë e më shumë në përbërjen demografike të qarkut.
Me 265 vdekje më shumë se lindje, Korça renditet e para në vend për bilancin më negativ natyror, duke rikthyer në vëmendje problematikën e tkurrjes së popullsisë dhe nevojën për politika që mund të frenojnë këtë trend.
“KORÇA BOOM”
















