Temperatura deri në 30 gradë, si parashikohet moti për ditën e hënë
- Apr 27
- 1 min read
Në fillim të javës, parashikohet mot kryesisht i kthjellët me vranësira të pakta dhe reshje të dobëta lokale
Ditën e hënë, më 27 prill, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike përgjithësisht të qëndrueshme.
Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësirat do të shfaqen të pakta deri mesatare, kryesisht në zonat malore të lindjes dhe juglindjes, duke u theksuar gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.
Në këto zona, priten reshje shiu me intensitet të ulët, si dhe shtrëngata të izoluara dhe afatshkurtra. Reshjet do të jenë të përqendruara kryesisht nga mesdita deri në pasdite, për t’u ndërprerë gradualisht në vijim të ditës.
Temperaturat do të shënojnë vlera tipike pranverore, me minimale që variojnë nga 7°C në zonat verilindore deri në rreth 13°C në zonat qendrore dhe bregdetare. Maksimalet pritet të arrijnë deri në 30°C në qytete si Elbasani dhe Berati, ndërsa në pjesën më të madhe të vendit do të luhaten mes 25°C dhe 29°C.
Era do të fryjë me drejtim nga verilindja në veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Ndërkohë, deti parashikohet i qetë deri pak i trazuar, me valëzim të forcës 1 deri në 3 ballë në detet Adriatik dhe Jon.
“KORÇA BOOM”


















