Temperatura deri në -4 gradë, parashikimi i motit për sot
- Korca Boom
- 5 hours ago
- 1 min read
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët e vranësira kalimtare. Mjegulla do të jetë prezente në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes kryesisht përgjatë zonave luginore.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/sek.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 1 ballë.
“KORÇA BOOM”



















