Tension në Burreli-Skënderbeu, vendasit protestojnë ashpër
- Apr 11
- 1 min read
Përballja mes Burrelit dhe Skënderbeut është shoqëruar me momente tensioni, pas golit të vetëm që vendosi takimin në favor të korçarëve.
Mario Beshiraj shënoi me kokë në minutën e 72-të, por ky realizim nuk u prit mirë nga lojtarët dhe stafi i ekipit vendas.
Futbollistët e Burrelit kontestuan ashpër vendimin e arbitrit, duke pretenduar për një parregullsi gjatë aksionit. Protestat e shumta bënë që ndeshja të ndërpritej për disa minuta, derisa situata në fushë u qetësua.
Pas rikthimit të rendit, takimi vijoi deri në fund pa ndryshim rezultati, duke u mbyllur 0-1. Skënderbeu siguroi kështu tre pikë të vlefshme për të ruajtur kryesimin në Kategorinë e Parë./ CNA
“KORÇA BOOM”
















