top of page

Tension në gjyqin e Bardh Spahisë

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Prokurorja Dorina Bejko ka paraqitur konkluzionet përfundimtare në gjyqin ndaj Bardh Spahisë, i akuzuar për veprën penale të pengimit të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore.

Sipas prokurorisë, pavarësisht ekzistencës së një vendimi për pezullimin e vendimit që shkarkonte nga detyra Mark Mollën, Spahia dyshohet se e ka anashkaluar këtë vendim dhe ka ndërmarrë veprime të tjera administrative.


Hetimet e SPAK kanë përfshirë sekuestrimin e akteve ligjore dhe dokumenteve të vendimmarrjes nga Bashkia Shkodër. Nga dëshmitë e mbledhura gjatë procesit hetimor, sipas prokurorisë, rezulton se janë konstatuar shkelje në procedurat e ndjekura.


Në dosje thuhet se Bardh Spahia ka iniciuar një mbledhje të Asamblesë së Përgjithshme dhe ka marrë vendim për të mos riemëruar Mark Mollën në detyrë. Më pas, më 18 korrik 2022, është zhvilluar një tjetër mbledhje, ku është vendosur lirimi i Mollës dhe emërimi i Arvit Bushatit në krye të Ujësjellës Kanalizimeve.


Gjykata pritet të japë vendimin përfundimtar pasi të shqyrtojë konkluzionet dhe provat e paraqitura gjatë procesit.



bottom of page