Thyhet argjendaria në qendër të Pogradecit, policia në kërkim të dy autorëve
- 2 hours ago
- 1 min read
Një tentativë vjedhjeje ka ndodhur gjatë orëve të natës në një argjendari në lagjen nr 3 të qytetit. Dy persona të maskuar kanë tentuar të hapin me forcë qepenin e argjendarisë.
Burimet bëjnë me dije se ata kanë arritur të ngrejnë qepenin aq sa mund të futeshin brenda, kanë thyer xhamin e derës kryesore, por në momentin që po futeshin kanë parë të afrohej patrulla e policisë dhe kanë mundur të largohen.
Policia është vënë në kërkim të tyre, ndërsa ka sekuestruar disa kamera biznesesh në zonë për të parë mundësinë e identifikimit të tyre.
Ngjarja ka ndodhur në një nga rrugët kryesore të Pogradecit "Kajo Karafili" zonë e cila ka dhjetëra biznese dhe argjendari. Pritet njoftim zyrtar mbi ngjarjen nga ana e policisë së Pogradecit.
“KORÇA BOOM”
















