top of page

Tjetër aksident, “Benzi” me shpejtësi të lartë përplaset me pemët në Pogradec

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 20, 2025
  • 1 min read

Një aksident u shënua mbrëmjen e sotme në hyre të qytetit të Pogradecit.


Një mjet tip ‘Mercedes Benz’ që drejtohej nga një i ri ka humbur kontrollin e për pasojë  është përplasur me një pemë në anë të rrugës.


Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa dëmtime.


Në vendngjarje mbërriti policia dhe forcat zjarrfikëse të cilat bënë të mundur largimin e pemës nga rruga pasi kishte bllokuar qarkullimin për disa minuta.


Dyshohet që shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e mjetit dhe një manovër e gabuar e drejtuesit të tij.

“KORÇA BOOM”


bottom of page