Tragjedi / Foshnja humb jetën, mjeku nën akuzë për neglizhencë
- 3 hours ago
- 1 min read
Një mjek në Durrës është nën akuzë për neglizhencë pasi një bebe e porsalindur ndërroi jetë pak orë pas lindjes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariati i Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit I. Sh., 43 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek në Spitali Rajonal Durrës.
Procedimi penal nisi pas kallëzimit të shtetases A. B., e cila deklaroi se më 19 shkurt 2026 kishte lindur foshnjën e saj në maternitetin e spitalit. Sipas saj, për shkak të neglizhencës së mjekut, foshnja humbi jetën pas disa orësh.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore.
"KORCA BOOM"
















